
Titulli më i përshtatshëm vjen nga Twitter: "Nga lufta e trëndafilave në luftën e Rolex". Është për të ardhur keq që këtë herë nuk është e gjitha një skenë kinematografike, sado e nivelit më të lartë, por e jetuar, reale. Ja pse intervista e Francesco Tottit, dhënë Aldo Cazzullo, e publikuar në "Corriere della Sera", po shkakton reagime jo vetëm në Romë, por në të gjithë Italinë.
Nuk është rastësi që "çifti mbretëror italian" (cituar nga një përdorues) përmbysi Harry-n dhe Meghan-in, William-in dhe Kate-n, Carlo-n dhe Camilla-n në pak orë. Në fund të fundit, Anglia është larg, EUR, ku vila është objekt mosmarrëveshje, është vërtet afër.
Intervista e Tottit është publikuar rreth orës 2 të mbrëmjes pardjeshme dhe në orën 9 të së dielës kishte marrë mijëra komente. Nuk është rastësi që në tendencat e Twitterit janë Totti, Ilary, Noemi, Rolex deri edhe parukierja Alessia Solidani, sipas Francesco, bashkëpunëtore e gruas së tij në tradhti.
Shumë mundohen ta marrin me ironi: “Po e xhironi me definicion shumë të lartë skenën e çantave dhe Rolex, faleminderit”, por ka edhe nga ata që nënvizojnë trishtimin e gjithë kësaj afere: "Ilary është nëna e fëmijëve, por doli tradhtare sipas gazetës më të madhe italiane. Ajo thotë se dëshiron të mbrojë fëmijët… Këtë herë Totti gaboi”.
Edhe në rrjetet sociale palët janë ndarë: “Po të kishte folur të gjithë do të thoshim: Çfarë mbretëreshe! Totti flet dhe ne vendosim seksizmin në mes”, – shkruajnë ata që mbrojnë Francesco.
Ata që e sulmojnë, nga ana tjetër, nënvizojnë: “Nga një burrë gati 50-vjeçar prisnim shumë më tepër respekt për një grua me të cilën ka kaluar gjysmën e jetës”.
Dhe, përsëri: "Intervistë normale me këshillën e një avokati për t’u përgatitur për sallën e gjyqit", ose "Toffanin dhe Ilary tashmë po studiojnë kundërofensivën". Sepse tani shumë presin reagimin e Blasit në emisionin e mikeshës së saj të vjetër.
Memet janë të pafundme, ka nga ata që shkruajnë se "kujt do t’i shkojnë Donna Paola dhe Alfio, macet e familjes”. Macet, duket se do të qëndrojnë me Ilary, fëmijët mbeten ende për t’u vendosur.
Këtu, ndërkohë që bëhet fjalë për (ish) burrin dhe (ish) gruan, nuk ka vend edhe për ironi, sepse tre fëmijët e tyre Cristian (17 vjeç), Chanel (15) dhe Isabel e vogël (6) janë në mes.
“Fëmijët nuk mbrohen në këtë mënyrë”, është komenti thuajse unanim drejtuar intervistës me Tottin dhe gjithashtu zërave që sipas shumëkujt Ilary do të publikojë në gazeta, pa u ekspozuar vetë, materiale diskredituese për ish-numrin 10 të Romës. Ndoshta Lufta e Trëndafilave apo e Rolex nuk të bën të buzëqeshësh, qoftë edhe për këtë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





