Transmetuar më 10-09-2022, 22:09

Londër- Dita e parë e punës dhe Mbreti bëhet nervoz.

Në rrjet është bërë virale ditën e sotme një video e Mbretit të ri të Anglisë, e cila tregon disa momente fare të pakëndëshme për të.

Pasi u shpall zyrtarisht mbreti i ri i Britanisë së Madhe, Mbreti Charles III është bërë pjesë e një momenti të sikletshëm.

Ndërsa ishte duke nënshkruar dokumentet, Charles nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në tryezë dhe kjo e ka irrituar, ndërsa me gjeste ka shprehur zhgënjimin e tij.

Por menjëherë kanë ndërhyrë nga stafi dhe kanë hequr kutinë e stilolapsit duke i krijuar më shumë hapësirë në tavolinë, për të mos e penguar gjatë firmosjes së dokumenteve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd