Transmetuar më 10-09-2022, 19:39

Kolumbi- Gazetari investigativ Artan Hoxha prej disa ditësh ndodhet në Kolumbi. Ai ka publikuar një sërë fotosh nga vendi i famshëm i shpëndarjes së drogës kudo në botë.

Mes të tjerash Hoxha ka vizituar edhe qytetin e Medellinit, ‘Kështjellën’ e kartelit të Escobarit duke përcjellë prej andej disa mesazhe për situatën kriminale në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet e tij sociale ai ka postuar një foto nga varri i Escobarit duke thënë se “të paktën këtij ia gjetën varrin, kurse të tjerëve nuk i dihet as nam dhe as nishan”.

“Mbi varrin e mbretit të kokainës, narkotrafikantit më të madh në botë, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993). Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, qe nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha në Facebook.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd