
Amir Abrashi (32 vjeç), vendi i katërt, 12 pikë, shumë përpara rivalëve të qytetit FCZ. “Pitbulli” i kombëtares sonë kuqezi ka dhënë një intervistë për “20min.ch” në Zvicër, duke u rrëfyer për situatën aktuale të tij dhe skuadrës ku luan, por edhe karrierën me kombëtaren e shqiponjave.
A je i kënaqur me fillimin e sezonit të GC?
Është një fillim i mirë, por kemi ende një rrugë të gjatë për të përshkuar në sezonin e ri. Sigurisht që duam të jemi sa më lart që të jetë e mundur, do të ishte edhe më mirë përpara FCZ.
Si luftëtar në fushë, ju nuk keni marrë asnjë karton këtë sezon. E keni nevojë të shqetësoheni?
(qesh) Po përpiqem të përmirësoj imazhin tim me gjyqtarët dhe të jem më pak emocional herë pas here. Në një moment do të vijë kartoni ie parë, përndryshe të gjithë do të mendojnë: Si është puna me Amirin…

A keni kontakte të drejtpërdrejta me presidentin Sky Sun?
Herë pas here i dërgoj mesazhe dhe bisedoj me të. Ai është gjithashtu i pranishëm në seancat stërvitore. Dera e tij është gjithmonë e hapur nëse kam ndonjë kërkesë.
Ju gjithashtu keni një drejtues të ri sportiv, Bernt Haas, këtë sezon…
Po, ai është vërtet i mrekullueshëm, kënaqesh të flasësh me të. Bernt ka kontribuar gjithashtu në rivendosjen e paqes në ekip.
Një kompliment i bukur për drejtorin sportiv. Pra, jeni tashmë në negociata për një zgjatje të kontratës, e cila juaj skadon më 2023?
(qesh) Jo, është ende herët. GC gjithashtu ka një opsion për një zgjatje. Po ndihem shumë mirë dhe gjithsesi nuk jam i shqetësuar për të luajtur futboll përtej verës që po vjen.
Çfarë mendoni për qindra, miliona franga që shpenzohen për lojtarët?
Është e çmendur se si klubet individuale hedhin para. Por kështu zhvillohet biznesi. Ne lojtarët nuk mund të ndikojmë aq shumë.

Cila është vlera juaj aktuale e tregut?
Kur plakesh, nuk e shikon më atë (qesh). Dikur isha 2.5 deri në 3 milionë franga. Tani mund të jetë një shifër tjetër.
Dy klube të forta, por edhe një rivalitet i madh ndërqytetas në Cyrih…
Po, me këtë faktor, Cyrihu është padyshim një qytet futbolli. Sigurisht, herë pas here më sulmojnë tifozët e FCZ në qytet. Por ju duhet të qëndroni të qetë. Është mirë kur fansat janë të pasionuar, për sa kohë që është jo e dhunshme.
Cili është një objektiv tjetër që dëshironi të arrini me GC?
Fitimi i një titulli do të ishte vërtet i lezetshëm. Është e qartë se mund të triumfojmë shumë më lehtë në kupë sesa në kampionat.

Çfarë synimesh të tjera dëshironi të arrini me kombëtaren shqiptare?
Të luaja një tjetër Kampionat Evropian do të ishte mirë. Në fushatën e parë kualifikuese finale, ‘Francë 2016’, ne u pritëm si heronj në shtëpi. Emocionet që përjetuam në vend pas kualifikimit historik ishin thjesht të pabesueshme. Nuk do ta harroj kurrë atë ndjenjë. Duhet ta përjetosh për ta kuptuar.
Ju ishit në kombëtaret e moshave helvete me gjeneratën e artë aktuale të Zvicrës. A jeni penduar ndonjëherë që kaluat te Shqipëria?
Në pozicionin tim luanin lojtarë të rregullt ndërkombëtar si Behrami apo Dzemaili, tani është Freuler, Xhaka apo Zakaria. Duke parë prapa, mendoj se vendimi për të zgjedhur Shqipërinë ishte më i miri i karrierës sime. Unë i qëndroj atij.

A jeni duke kërkuar për lojtarë të tjerë të talentuar në Zvicër, që t’i merrni te Shqipëria?
Unë tashmë kam rekrutuar një. Zvicra ka kaq shumë talente. Ju gjithashtu mund të na jepni njërin ose tjetrin. Nuk mund t’ju duhen të gjithë.
Si ndiheni: zviceran, shqiptar apo të dyja?
Kam disiplinën e zviceranit dhe mentalitetin e shqiptarit (qesh). Unë e dua Zvicrën, i detyrohem shumë këtij vendi dhe futbollit këtu. Unë do të thoja që jam 60 për qind shqiptar, 40 për qind zviceran.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





