Transmetuar më 10-09-2022, 10:13

Shumë buzëqeshje dhe emocione të mëdha në mesin e fëmijëve të departamentit të kardiokirurgjisë pediatrike të IRCCS Policlinico San Donato (San Donato Group), pasditen e djeshme, kur pacientët e shtruar morën një vizitë të paharrueshme nga Zlatan Ibrahimovic.

Futbollisti i Milanit ka dhuruar momente qetësie mes pacientëve të vegjël, duke iu sjellë edhe bluza me autograf si dhuratë, por edhe pozuar për foto kujtimi.

Një pasdite e paharrueshme për fëmijët që mundën të takojnë dhe njohin një nga kampionët më të mëdhenj të kampionatit italian.

Ibrahimovic po rikuperohet nga operacioni në gju, por siç tregon kjo iniciativë, ai është ende pranë nevojave të komunitetit të Milanos.

Kjo ngjarje u promovua nga Fondacioni GSD, fondacioni jofitimprurës i San Donato Group, i cili propozon midis aktiviteteve të tij, thuhet në shënim, edhe projekte kushtuar humanizimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd