
Mallakastër- Policia Mallakastër ka vënë në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Është finalizuar operacioni policor i koduar “Mollaj”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





