
Mauro Icardi është zyrtarisht lojtar i Galatasaray. Pas tri sezonesh, sulmuesi është larguar nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar në Stamboll, ku aktualisht është nën kontratë për një vit. Një vendim i marrë në marrëveshje me bashkëshorten-agjente Wanda Nara, e cila tha se ishte shumë e lumtur me lëvizjen në Turqi.
Motra e vogël e sipërmarrësies, Zaira, megjithatë, tha për programin argjentinas LAM se showgirl-i do të shqetësohej për diçka… “Kam kaluar gjithë fundjavën me Wanda në Miami dhe kemi folur shumë për lëvizjen e saj në Turqi, – ka shpjeguar Zaira Nara, duke thënë se motra e saj shqetësohet kryesisht për pesë fëmijët e saj dhe një tjetër lëvizje që do të shënjojë fëmijërinë e tyre.
– Është shumë e vështirë të ndryshosh shtet kur ke fëmijë, është problemi i shkollës, gjuhës, mjekëve. Është një sfidë e madhe".
Konkretisht, Wanda është e vetëdijshme për kulturën e ndryshme dhe ka frikë se trashëgimtarët e saj nuk do të mund të integrohen mirë në komunitetin turk.
Sipas disa thashethemeve, Wanda Nara do t’i kishte bërë kërkesa specifike Galatasaray përpara nënshkrimit të Mauro Icardit.
Gruaja do të kërkonte një kuzhinier personal, shkolla prestigjioze për fëmijët, një hotel me pagesë deri në dhjetor, një shtëpi, siguri për të dhe familjen e saj dhe një shofer në dispozicion 24 orë në ditë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





