
GJERMANI- Policia gjermane ka ekzekutuar në vend një të ri 30-vjeçar që sulmoi me thikë dy kalimtarë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg. 30-vjeçari ende i paidentifikuar ka lënduar me thikë dy persona, por fatëmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik.
Po ashtu është raportuar se kur forcat e sigurisë ndërhynë për të ndalur agresorin, i riu sulmoi edhe Policinë, ndaj dhe u detyrua që ndaj tij të hapej zjarr.
"Personi bërtiti "Allahu Akbar" disa herë gjatë kryerjes së krimit,"- tha Policia, duke shtuar se ata po hetonin "nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist". Por ky është personi i dytë që vritet nga Policia gjermane. Në fundjavë, policia i mori jetën një 23-vjeçari nga Kosova pasi ai sulmoi me sëpatë një ukrainase, e cila e kishte “klient”. Për të dyja rastet ka nisur hetimi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





