
David Beckham, ikona e futbollit anglez, ish-kapiten i Manchester United dhe “Tre Luanëve”, ndihet i pikëlluar nga vdekja e Elizabeth II.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka miliona ndjekës, “Becks” ka shkruar: “Jam vërtet i pikëlluar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës.
Çfarë vërshimi dashurie dhe respekti pamë për jubileun Platinum të jetës së saj të shërbimit. Se sa të shkatërruar ndihemi të gjithë sot tregon se çfarë do të thotë ajo për njerëzit në këtë vend dhe në mbarë botën.
Sa na frymëzoi ajo me udhëheqjen e saj! Sa na ngushëllonte ajo kur kohët ishin të vështira! Deri në ditët e fundit ajo i shërbeu vendit të saj me dinjitet dhe hir. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen tonë mbretërore…”
Kujtojmë se ish-futbollisti, tashmë 47-vjeçar, pronar i Inter Mimai në MLS, pati fatin ta takonte Mbretëreshën në disa raste. Këto raste, vetë Beckham i ka përkujtuar me fotot përkatëse.

David takohet me Mbretëreshën më 2003 Gruaja e David, Victoria Beckham, pothuajse u takua me Mbretëreshën para se të vdiste. Gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës, ata organizuan një ngjarje të veçantë, ku foli për herën e parë që e takoi në vitin 2003. David ishte aq nervoz kur u takuan për herë të parë, sa nuk dinte si t’i përgjigjej kur ajo pyeti: "Si është Victoria, si janë fëmijët?” "Unë as nuk mund të përgjigjesha, ishte një moment i jashtëzakonshëm”, – u tha David mysafirëve të tij.

David dhe Mbretëresha më 2015 Ish-futbollisti anglez ishte përsëri në praninë e Saj më 2015, për të festuar Programin e Liderëve të Rinj të Mbretëreshës dhe fituesit e parë të suksesshëm të projektit të Commonwealth.

Mbretëresha dhe David më 2016 Në vitin 2016 ai mori pjesë në Çmimet e Liderëve të Rinj të Mbretëreshës në Pallatin Buckingham, ku ajo dukej e lumtur që e pa përsëri.

Takimi më 2018 Ai u përkul sërish madhërisë së Saj në Buckingham Palace në vitin 2018 për të festuar arritjet e Programit të Liderëve të Rinj të Mbretëreshës nga i gjithë Komonuelthi, ndërsa ata punuan për të përmirësuar jetën e njerëzve me shëndet mendor, akses në arsim, promovimin e barazisë gjinore, mungesës së ushqimit dhe ndryshimeve klimatike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





