















Incidente të tjera në një stadium futbolli në Francë. Përpara ndeshjes së Ligës së Konferencës ndërmjet Nice dhe Këlnit, mbështetësit e dy skuadrave ranë në kontakt fizik, duke shkaktuar incidente të rënda.
UEFA ndërhyri duke vonuar me një orë fillimin e ndeshjes në pritje të një vendimi zyrtar për shtyrjen e mundshme, por një tifoz gjerman, i cili u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash në tribunë, ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Prefekti i Alpeve Detare, UEFA dhe drejtuesit e dy skuadrave u takuan për të marrë një vendim lidhur me ndeshjen. UEFA, sipas RMC, do të donte ta luante ndeshjen, ndërsa prefektura do të donte të zgjidhte shtyrjen për një datë tjetër.
Përplasjet e dhunshme mes dy tifozërive të nisura tashmë gjatë ditës dhe në qytet, vazhduan me mbërritjen e tyre pranë stadiumit të Nice. Policia franceze përdori gaz lotsjellës, por sipas mediave lokale ata pranuan se ishin pushtuar nga grupi i tifozëve gjermanë, që u dyndën në “Cote d’Azur”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





