Transmetuar më 08-09-2022, 18:45

TIRANË- Sapo ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministren Elisa Spiropali se vjehrri i saj ka përfituar një fushë futbolli, vjen edhe reagimi i saj.

Ministrja Elisa Spiropali i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Prokurorisë së Përgjithshme (SPAK) që të marrë nën hetim familjen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga vendi i saj në Kuvend, Spiropali tha se SPAK duhet të shohë se si Partizani sipas saj është grabitur nga dhëndrri i Berishës. Ajo kërkoi nisjen e hetimeve.

"Ç’keni more, ore çfarë keni, Makiavel për Makiavel, kur përmend fushat ka kompleksin Partizani se i djeg ajo që ia dha familjarëve me gjithë toka, e me çfarë gjeti aty, pa asnjë kujdes për ligjin e fytyrën, meqë e nxjerr shpesh në publik. Dhe më vjen një pyetje, more ky SPAK, nuk e sheh që është grabitur kjo fushë nga soji e sorollopi i tij, nga dhëndrri, besoj se i ka aty,"- thotë Spiropali.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd