Transmetuar më 08-09-2022, 18:41

Tiranë- Kuvendi ka vijuar punimet me debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar se vjehrri i Elisa Spiropalit ka marrë një fushë futbolli.

Berisha: Makiaveli shkruan nëse do të njohësh inteligjencën e kundërshtarit, shiko ata përreth. Zonja u gozhdua tek pensionistët. Ajo ka një dhëmbshuri patologjike për një në Shqipëri. Dëgjoni t’u lexoj. Në fshatin Frakull është dhe një fushë futbolli, por ka dy vite që është bërë private, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi e dëborë. Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Spiropalit. Vjehrri lumturohet me fushën. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa me firmën e Subashit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd