
Mbretëresha Elisabeth II ndodhet në gjendje kritike në Kështjellën Balmoral në Skoci dhe të gjithë oborrtarët, djem, nipër e të afërm të tjerë kanë shkuar me urgjencë pasi duket se 96 vjeçarja ndodhet në rrezik jete.
Ish sekretari i Shtypit të Mbretëreshës, Dickie Arbiter tha sot se ky zhvillim do të sjellë një shqetësim të gjerë në Komonuelth dhe më gjerë në mbarë botën.
Por shumë njerëz nuk e dinë çfarë është Komonuelthi (Commonwealth). Bëhet fjalë për një bashkim shtetesh të botës, gjithsej 56, mes tyre Britania e Madhe. Historikisht këto vende lidheshin me perandorinë britanike dhe kanë qenë koloni britanike.
Commonwealth është shtëpia e një të tretës së popullsisë së botës, mbi 2.5 miliardë njerëz në 56 shtete dhe dhe përfshin si ekonomitë e përparuara ashtu edhe vendet në zhvillim.
Të 56 këto vende e njohin Mbretëreshën Elisabeth II si sovrane ndaj ata nuk kanë hierarki më të lartë se kryeministri.
56 vendet që përbëjnë Komonuelthin ndodhen në Afrikë, Azi, Amerikë, Evropë dhe Paqësor.
Vende si Kanadaja, Australia, India, Afrika e Jugut, Irlanda, Qipro, Malta, etj., nuk kanë president, pasi njohin në krye të fronit Mbretëreshën.
Konferenca Perandorake e vitit 1926 deklaroi se këto shtete do të konsideroheshin si "komunitete autonome brenda Perandorisë Britanike, të barabartë në status. Ato, në asnjë mënyrë nuk i nënshtrohen njëri-tjetrit në asnjë aspekt të çështjeve të tyre të brendshme ose të jashtme. Ata janë të bashkuar nga një besnikëri e përbashkët ndaj Kurorës dhe të lidhur si anëtarë të Komonuelthit Britanik.
Ja 56 shtetet e Commonwealth:




https://noa.al/lajmi/2022/09/2343722.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





