Transmetuar më 08-09-2022, 13:33

Tiranë- Një kamion është shkrumbuar nga flakët në autostradën Tiranë- Durrës.

Rimokio e kamionit është shkrumbuar plotësisht bashkë me ngarkesën që kishte në të.

Për të shuar flakët është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij zjarri, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në njërin sens të autostradës. (noa.al/M.D)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd