Transmetuar më 08-09-2022, 10:12

Dembele shënoi dy gola në fitoren e plotë 5-1 të skuadrës së tij ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Champions League. Trajneri Xavi e lavdëroi atë pas një shfaqjeje tjetër të shkëlqyer dhe e krahasoi me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, i cili luajti në “Camp Nou” midis viteve 2013 dhe 2017:

"Dembele është i lumtur, jep asiste, bën diferencën. Ai është i pandalshëm në krah dhe mjaft vendimtar. Kam parë pak lojtarë me atë aftësi në duelet një kundër një".

Trajneri i Barçës shtoi më tej për francezin: "Ai është në nivelin e Neymarit më të mirë. Kishte vuajtur shumë vitet e fundit dhe e meriton atë që është tani. Nuk ka asnjë anësor të pastër që mund të dalë në të dyja anët si ai".

Dembele-Barca-2022-23

Dembele ka kaluar në të gjithë “filtrat” në fillim të sezonit 2022-2023, pasi nënshkroi një kontratë të re me Barçën në verë. Francezi ka një gol dhe katër asiste në emrin e tij nga pesë paraqitje në të gjitha garat.

Tashmë duket se i ka lënë pas vetes vështirësitë e dëmtimeve, që më parë ia prishën karrierën në “Camp Nou”. Meritë për këtë ka padiskutim trajneri Xavi, që ngulmoi për qëndrimin e tij dhe i ka dhënë besim të pakushtëzuar.

Pas një fillimi mbresëlënës në Ligën e Kampionëve, Barcelona do ta kthejë vëmendjen te La Liga, pasi do të përballet me Cadiz, jashtë shtëpisë, të shtunën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd