Transmetuar më 08-09-2022, 09:44

Kosovë- Ende pa kaluar disa ditë nga buja që shkaktoi përdhunimi i një 11-vjeçare në Prishtinë një tjetër rast është raportuar në Kosovë ku një e mitur nga Gjilani ka raportuar në Polici se është përdhunuar nga dy të burra gjatë muajve mars-prill.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Gjilanit në raportin 24-orësh të publikuar ditën e sotme ku njoftohet se pas denoncimit të së miturës, dy të miturit janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh. (noa.al/M.D)