Transmetuar më 07-09-2022, 19:49

BRAZIL- Propabiliteti ndodh 1 në 1 milion. Një grua braziliane lindi binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kishte bërë seks me dy burra në të njëjtën ditë. Dailymail  shkruan se 19-vjeçarja nga Minerios e Brazilit ka shpjeguar se ka bërë testin e atësisë pasi pas tetë muajsh kishte dyshime se kush ishte babai.

19-vjeçarja mblodhi ADN- në nga personi që mendonte se ishte babai, por pohoi se pas dy testeve, rezultatet ishin pozitive vetëm për një nga binjakët. Më pas, ajo testoi edhe burrin e dytë dhe siç rezultoi ai ishte babai i fëmijës së dytë.

“Është e mundur që kjo të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga burra të ndryshëm. Foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por rriten në placenta të ndryshme”, shpjegoi mjeku Jorge Franco.

Ai theksoi se rasti është jashtëzakonisht i rrallë dhe një situatë "një në një milion" dhe nuk e kishte menduar se do ta shihte një të tillë gjatë jetës së tij. Fenomeni është emërtuar shkencërisht superfekundacion heteroparental.