Transmetuar më 07-09-2022, 18:39

Pogradec- Vritet me thikë një person në Pogradec.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas.
Gjatë një konflikti, F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





