Transmetuar më 07-09-2022, 16:39

Në Iran, qeveria komentoi sot vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe urdhrin që diplomatët iranianë dhe stafi i ambasadës të largohen brenda 24 orëve.

https://noa.al/lajmi/2022/09/2343539.html

Agjencia iraniane e lajmeve Mehr shkruan se Shqipëria, është bërë një parajsë e sigurt për terroristët anti-Iran dhe shton se vendi ynë akuzoi Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raportin e publikuar, nuk mohohet akuza e qeverisë shqiptare, por thuhet se reagimi është i ashpër dhe një masë ekstreme.

Ndërkohë që përmendet një fakt sipas tyre: "Më herët, grupi terrorist MKO (MEK), i cili në Iran njihet si "Hipokritë", kreu nga Shqipëria, sulme të shumta kibernetike kundër infrastrukturës dhe rrjetit të Iranit".

Po ashtu vihet në dukje se Irani nuk ka një ambasador në Shqipëri, që nga viti 2017.

Në vijim, Agjencia iraniane e lajmeve shkruan se "që nga viti 2013, Shqipëria ka qenë shtëpia e anëtarëve të organizatës famëkeqe terroriste Mujahedin-e-Khalq (MKO), e cila ka vrarë më shumë se 12,000 civilë dhe autoritete iraniane gjatë gjithë fushatës së saj brutale që nga revolucioni i vitit 1979 në Iran". /noa.al

https://noa.al/lajmi/2022/09/2343543.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd