Transmetuar më 07-09-2022, 14:24

SERBI- Është finalizuar me 7 marrveshje të rëndësishme vizita e Erdogan në Serbi.

Mes Serbisë dhe Turqisë u nënshkruan shtatë marrëveshje ndërshtetërore, protokolle dhe memorandume, mes ministrave të dy vendeve në prani të dy presidentëve.

Marrëveshja e parë, e lajmëruar nga Erdogan, është firmosja e protokollit mbi Amendamentet dhe Plotësimet e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave, nënshkruar në Beograd më 12 korrik 2010.

Ndërkohë janë firmosur dhe disa protokolle dhe marrëveshje të tjera ndërmjet dy palëve ku përfshihet:

-Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e inovacionit në teknologjitë e avancuara

-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e shuarjes së zjarreve në pyje

– Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mediave dhe komunikimit

– Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e administratës elektronike.

– Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Radio Televizionit të Serbisë dhe Korporatës së Radiotelevizionit Turk

– Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e administrimit zgjedhor.

Vizita dyditore e Erdogan në Serbi po zhvillohet në kuadrin e turit që ai po zhvillon në disa vende të Ballkanit ku pas Serbisë pritet të vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd