Transmetuar më 07-09-2022, 12:39

Kur flet me lojtarët e tij, një trajner duhet të dijë se çfarë thotë. Një trajner që jep mësime taktike duhet të ketë menduar me obsesion për ato lëvizje për orë të tëra, ndoshta edhe ditë.

Po kështu, një trajner që qorton lojtarët duhet t’i dijë mirë gjërat. Ndër leksionet më të famshme në botën e futbollit që një trajner iu ka bërë lojtarëve, sigurisht që është ai për… tharëset e flokëve të Sir Alex Ferguson.

Fergie e dinte kur dhe pse të zemërohej, sepse edhe ai ka pasur mëkatet e vogla të rinisë. Ai shpjegoi pse nuk ishte shumë i suksesshëm si futbollist dhe nuk foli me të atin për dy vite.

Legjenda e Manchester United tregoi një histori të papublikuar të rinisë së tij në dokumentarin për të. Kur Alex Ferguson, lojtari i St Johnstone, nuk ishte ende Sir Alex…: "Unë dola nga shinat. Rrija gjithmonë jashtë dhe sillesha rreth e rrotull.

Fillova të dilja çdo të premte edhe në mbrëmjet para ndeshjeve. Babai im më thoshte: Ku je, ku po shkon? Unë i thoja: Po dal, do të kërcej. Dhe ai ngulmonte: Po nesër ke ndeshjen… Aty për aty i përgjigjesha:

Unë jam rezervë, kështu që nuk ndryshon shumë, e di. Kështu që ne u grindëm. Ai më tha: Bëje sipas mënyrës tënde, të shohim se çfarë do të ndodhë! Pra, ne nuk folëm me njëri-tjetrin për dy vite, midis 1961 dhe 1963”.

Kjo ndodhi derisa skocezi arriti fundin: "Pastaj, një natë dola dhe u deha. Përfundova në burg, gjykata më gjobiti. Unë isha delja e zezë e familjes. Më mbeti gjithmonë në mendje ky moment. U pendova, aty hoqa dorë nga jeta e shthurur”.

Me pak fjalë, Sir Alex Ferguson ka mësuar dalëngadalë të zotërojë teknikën e tharëses së flokëve, ndoshta sepse edhe atij do t’i duhej si lojtar. Pastaj ai ishte mjaft modest dhe inteligjent për të kuptuar se cila ishte rruga e duhur për të. Pjesa tjetër është histori, në të vërtetë, legjendë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd