Transmetuar më 07-09-2022, 12:19

Tiranë- Beatrix Ramosaj dhe Getinjo janë përfolur së fundmi për një lidhje dashuria. Shkak janë bërë komentet në rrjete sociale, në dukje normale, por që kanë ngjallur aludimet te fansat.

Mirëpo, Beatrix ka reaguar për “Kryefjala.com” dhe i ka hedhur poshtë të gjitha. Këngëtarja ka sqaruar se ajo dhe Getinjo janë vetëm miq.

"I përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë", është shprehur Beatrix. (noa.al/M.D)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd