
Chelsea ka shkarkuar me një vendim të papritur, të paparalajmëruar nga askush, as nga mediat britanike, trajnerin Thomas Tuchel. Ndeshja e humbur ndaj Dinamo Zagrebit është konsideruar tupëruese për pronarët e rinj amerikanë të klubit londinez, ndaj kanë kërkuar hesap, kanë bërë “kokë turku” trajnerin gjerman dhe stafin e tij të ngushtë.
Në fakt, jo vetëm kaq, pasi Tuchel nuk e shoqëruan as rezultatet pozitive në Premier League. Klubi ka vendosur të heqë dorë nga shërbimet e tij, pasi beson se pa të, Chelsea do të jetë në gjendje të vazhdojë avancimin e pritshëm.
Fakti që drejtuesit e rinj kanë arritur 100 ditë në komandë, nga klubi besohet se është një moment i mirë për të ndryshuar stafin teknik. Ja deklarata e plotë e klubit nga “Stamford Bridge” për ndarjen e rrugëve me Thomas Tuchel:
“Në emër të të gjithëve te Chelsea FC, klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen për Thomas dhe stafin e tij, për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës te Chelsea. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelsea, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Botërorin për Klube në kohën e tij këtu.
Ndërsa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e klubit, dhe ndërsa vazhdon punën e tij të vështirë për ta çuar Chelsea përpara, pronarët e rinj besojnë se është koha e duhur për të bërë këtë lëvizje në stol.
Stafi stërvitor i Chelsea do të marrë përgjegjësinë për stërvitjen e skuadrës dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme, ndërsa klubi do të lëvizë me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri. Nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit”.
Chelsea Football Club part company with Thomas Tuchel.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 7, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





