Transmetuar më 07-09-2022, 11:03

TIRANË- Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Mattarella do të pritet nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Po ashtu, ai do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Italia mbetet një nga vendet mike që e ka mbështetur kudo Shqipërinë në integrimet Euroatlantike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd