
Nga gabimi në derbin e Madoninës që kushtoi shumë deri te… konferenca për shtyp para Inter-Bayern. Hakan Calhanoglu foli përkrah Inzaghit dhe tregoi dëshirën e tij për shpagim.
Calhanoglu, si është atmosfera pas 3-2 të pësuar ndaj Milanit?
Duhet të reagojmë menjëherë dhe jam i bindur se do t’ia dalim. Derbin e humbëm për gabimet tona, që i analizuam dhe i kuptuam. Jemi të motivuar për Champions League, që është një nivel tjetër. Do të duhet të jemi gati.
Sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve keni luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër Liverpool-it. A mund ta përsërisni veten?
Sezonin e kaluar luajtëm kundër Realit dhe Liverpool-it. I kishim të dyja ndeshjet në dorë, por i humbëm. Ne do të duhet të jemi më të bashkuar dhe më të fokusuar. Jemi gati për këtë grup të vështirë, Liga e Kampionëve është e bukur sepse na vendos përballë skuadrave të forta.
A ishte derbi një lojë që e ndjeve veçanërisht?
Më pengon ta mendoj sepse është e dhimbshme. Tashmë kemi sfidën me Bayernin.
Kundër çfarë skuadre do të përballeni?
E njoh Bayern Munich. Bavarezët janë të fortë, dinamikë dhe të shpejtë, bëjnë presion lart, por ne duhet të jemi gati, të shpejtë në kundërsulm.
Pas derbit, a është më mirë të luash menjëherë kundër Bayernit apo të kesh një javë relaksuese?
Më mirë të luash në Champions League.
Cilat janë synimet tuaja në këtë Champions League dhe çfarë mësimi sjell derbi?
Të gjithë duan të kalojnë grupin. Jemi në një grup të vështirë, si sezonin e kaluar, kur ia dolëm me sukses. Ne duam të shmangim gabimet e së kaluarës dhe të ecim përpara.
A mendoni se ju dhe mesfushorët mund ta ndihmoni mbrojtjen e trazuar?
Shumë folën për problemet e mbrojtjes, por ne bëmë edhe shumë gjëra të tjera pozitive në fushë. Të gjithë së bashku kemi bërë gabime, por të gjithë së bashku mund të ngrihemi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





