
TIRANË- KPK ka shkarkuar dje nga detyra ish-Prokurorin e Tiranës, Bajram Breçanit. Vajza e tij, Drenica Breçani, ka reaguar ashpër pas vendimit të marrë një ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, vajza e Breçanit ofendon trupën gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia, të cilët morën vendimin e djeshëm. Më tej, ajo ka ndarë artikuj të ndryshëm që kanë të bëjnë me këto tre komisionerë që sipas saj nuk janë aspak të pavarur.
POSTIMI I DRENICA BRECANIT:
Bejne dot pis keto tre ndyresira ?? Ndoshta… Por jo ty bab edhe pse ke lindur larg.
Me gjithe respektin per institucionin ! keta jane 3 MENDER komisioneret e e pavarur nga ligji qe shkarkuan sot babain tim.
I ati u shkarkua nga KPK, vajza e ish-prokurorit të Tiranës: 3 mender
I ati u shkarkua nga KPK, vajza e ish-prokurorit të Tiranës: 3 mender
Një ditë më parë KPK shkarkoi nga detyra Prokurorin e Tiranës, Bajram Breçanin. KPK gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizmin. Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia, pasi analizuan provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Breçani.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





