Transmetuar më 07-09-2022, 07:46

ANGLI- Gati çdo ditë vijnë lajme për emigrantë shqiptarë që kalojnë kanalin britanik, me synim Anglinë. Shumë prej tyre janë të rinj e madje fëmijë.
Emigrimi është kthyer në shqetësim për autoritetet. Foto në fjalë tregon një grup emigrantësh të kapur nga policia. Ata pyeten se kush janë shqiptarë e shumica ngre dorën.
Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë të larguar tashmë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





