
Një mësuese e gjuhës angleze në shkollë të mesme, është arrestuar nga policia pasi akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur, nxënës i saj, raporton noa.al duke cituar median lokale WRAL.
Amanda Doll që shihni në foto, është gruaja 37 vjeçare e cila ishte shpallur më herët mësuesja shembullore e vitit për performancë të jashtëzakonshme në mësimdhënie.
Por Amanda, duket se fokusin në shkollën e mesme West Johnston në Smithfield, Karolina e Veriut në SHBA, nuk e kishte vetëm tek edukimi arsimor i fëmijëve, por edhe tek bërja seks me djem të vegjël.
E martuar dhe me fëmijë, Amanda ishte zhytur në raport intim me një djalë, nxënës i saj, por fakti ishte zbuluar dhe familja e ka denoncuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





