Transmetuar më 06-09-2022, 22:25

Faturat e energjisë për familjet evropiane do të rriten me dy trilionë euro në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve të Goldman Sachs Group Inc., ky vlerësim nxjerr në pah nevojën për ndërhyrje të qeverive.

Siç theksojnë analistët, të udhëhequr nga Alberto Gandolfi dhe Mafalda Pombeiro, faturat e energjisë do të kapin rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Evropës (PBB).

"Tregu vazhdon të nënvlerësojë thellësinë, gjerësinë dhe ndikimin strukturor të krizës. Ne besojmë se kjo krizë do të jetë edhe më intensive se kriza e naftës e viteve ’70”, shkruajnë analistët, citon noa.al, prestigjiozen me ndikim global, Bloomberg.

Sipas Goldman Sachs, investitorët janë veçanërisht pesimistë për ndikimin e përpjekjeve rregullatore pasi disa shtete po përpiqen të vënë fasha konsumi energjie me çmime të diferencuara.

Kursime prej 650 miliardë eurosh në faturat e energjisë elektrike nga një tavan i mundshëm i energjisë elektrike

Rritja e faturave të energjisë ka nxitur një planifikim nga qeveritë për të lehtësuar presionet e kostove të tepruara mbi familjet dhe bizneset.

Ministrat e Energjisë të BE-së do të takohen të premten për të diskutuar vendosjen e një kufiri në çmimin e gazit natyror dhe pezullimin e tregtisë së derivateve të energjisë, duke ndaluar importin.

Futja e kufijve të çmimeve në prodhimin e energjisë elektrike mund të kursejë rreth 650 miliardë euro në faturat e energjisë elektrike të vendeve të BE-së dhe t’u japë konsumatorëve dhe tregjeve pak lehtësim, shtojnë analistët e Goldman.

Sipas Gandolfi dhe Pombeiro, fashat e çmimeve të energjisë nuk do ta zgjidhin plotësisht problemin. Ata parashikojnë një ndikim të krizës për një periudhë 10-20 vjeçare. /noa.al