Transmetuar më 06-09-2022, 20:03

Gjatë ditës së djeshme, në Durrës, një konflikt mes dy fqinjëve degradoi në përdorimin e armës.

Një 56-vjeccar qëlloi me kallashnikov në drejtim të komshiut me iniciale K.J. Ky i fundit fatmirësisht i shpëtoi plumbave, ndërsa u largua me automjet gjatë të shtënave dhe plumbat kapën mjetin e tij.

Pas ngjarjes, policia arrestoi 56-vjeçarin Latif Paja, banues në lagjen Nr.5 në Durrës, teksa bëhet e ditur se shkak i sherrit mes fqinjëve ishte antena e televizorit.

Policia i sekuestroi 56-vjeçarit kallashnikovin dhe 2 krehëra me fishekë, ndërsa akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd