
BERLIN- Mësohen detaje të tjera trondit♪7se nga vrasja e një vajze ukrainase nga një djalë shqiptar në Berlin.
Mëngjesin e së dielës një 23-vje♪5ar goditi disa herë me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase, deri sa ajo dha shpirt. Policia e qëlloi kosovarin, duke e lënë të vdekur.
“A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”, thuhet në shkrimin e sotëm të gazetës së njohur gjermane, Bild për krimin, të cilin e quan “akt horror”,"- përcjell Gazeta Express.
Kjo gazetë shkruan se kosovari i kishte goditur me sëpatë tetë dyer të banesave në ndërtesën ku e kreu krimin. Der Westen, ndërkaq, shkruan se “ky akt mizor në Berlin të lë pa fjalë”. Edhe policia nuk mundi të parandalonte gjakderdhjen, shkruan kjo gazetë.
Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë ishin dëshmitar të një krimi monstruoz. 23-vjeçari u gjet duke e goditur me sëpatë 27-vjeçaren nga Ukraina, e cila ishte e shtrirë në tokë në banesën në katin e 9-të të ndërtesës.
“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vend, një burrë po e godiste një grua me sëpatë, kështu që oficerët përdorën armën e zjarrit”, tha zëdhënësi i policisë Martin Dams në një deklaratë.
Siç raportoi Bild të martën (6 shtator), ka të dhëna se 27-vjeçarja është ukrainas dhe ka punuar si prostitutë. 23-vjeçarin, mediat e identifikojnë si shqiptar nga Kosova. Veçanërisht tronditëse janë përshkrimet e fqinjëve, të cilët e panë atë me sëpatë në katin e nëntë dhe të dhjetë të ndërtesës. Mësohet se ai i ka thyer edhe ngrohëset me sëpatën e përgjakur.
“E goditi edhe derën time, pashë një djalë me pamje të çrregullt”, citon Bild njërin nga qiragjinjtë në atë ndërtesë./ BILD
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





