
Një 31 vjeçare angleze shkoi në policinë e Rodos në Greqi dhe denoncoi se ishte përdhunuar në grup nga tetë djem turistë belgë në një dhomë hoteli, pak pasi ajo po bënte dashuri në ballkon me njërin prej tyre.
Turistja belge tha për hetuesit grekë se në orët e para të ditës së djeshme në Faliraki, Rodos, ndodhej në një Club me disa shoqe të saj duke konsumuar sasi të mëdha alkooli.
Atje u njohën me një grup prej tetë djemsh 30 deri 35 vjeç nga Belgjika dhe ajo bashkë me ta shkuan në një hotel ku qëndronte grupi.
Sipas asaj që tha, ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me pëlqimin e saj në ballkon dhe brenda dhomës me një person nga grupi i të rinjve. Më pas, sikurse thotë, kanë shkuar njëri pas tjetrit dhe shtatë djemtë e tjerë duke bërë edhe ata seks, por siç denoncon, pa dëshirën e saj. Pas një hetimi të kryer nga policia, janë identifikuar katër prej djemve.
Ata u arrestuan dhe pas çështjes së ngritur ndaj tyre do të paraqiten pranë Prokurorisë së Rrethit Rodos.
Tashmë është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore ndërsa autorëve u janë marrë mostrat e materialit biologjik.
Të gjithë djemtë nuk e kanë pranuar akuzën ndaj tyre. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





