Transmetuar më 06-09-2022, 11:47

Shijak- Një 47-vjeçar, që dyshohet se ka djegur mbetje që ndosin mjedisin në një fushë në Shijak, është vënë këtë të martë në pranga.

47-vjeçari, i identifikuar si Arben Meta ka djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike në fshatin Sallmonë.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. (noa.al/M.D)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd