
Siç zbuloi programi “Ya es Mediodía” i Telecinco, Lionel Messi ndodhet në një situatë mjaft të komplikuar me vilën e tij në Ibiza. Lojtari i PSG-së në atë kohë investoi 11 milionë euro për një vilë që shtrihet në një truall prej 16 mijë metrash katrorë.
Ajo ishte e pajisur me një kopsht të madh, një pishinë gati 100 metra katrorë dhe gjithë luksin që mund të imagjinoni. Fatkeqësisht, një ngjarje e papritur për të cilën ai nuk ishte në dijeni, ia prishi pushimet.
Siç shpjegohet në program, pronarët e mëparshëm të vilës kanë vendosur ta zgjerojnë atë pa lejen përkatëse. Kështu ndërtuan dy dhoma pa patur licencën e nevojshme. Ata e bënë këtë në garazhin e shtëpisë.
Kjo ka shkaktuar probleme për argjentinasin, i cili tashmë ka një pronë pa leje ndërtimi apo pa garazh për shkak të këtyre ndryshimeve pa licencat e nevojshme.
Për momentin, lojtari ka vendosur t’i lërë dokumentet në duart e avokatëve të tij. Tashmë, këta të fundit kanë nisur procedurat, por duket se e vetmja zgjidhje për momentin është prishja e ambienteve të sipërpërmendura.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





