
Durrës- Mësohen emrat e protagonistëve të konfliktit me armë sot pasdite në Durrës.
Në pranga është vënë Latif Paja, pasi qëlloi me kallashnikov drejt fqinjit të tij, Klajdi Jakupi.
Policia vendore informoi se e arrestoi 56 vjeçarin në lagjen nr. 5, Durrës.
Latif Paja, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, Klajdi Jakupi i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet. Plumbat kanë shpuar automjetin, por objektivi ka shpëtuar për mrekulli.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





