
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë goditi kontenë Luding në Prefekturën Autonome Tibetiane Ganzi, në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të hënën, në një thellësi prej 16 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike të Kinës.
Tërmeti ra rreth orës 12:52 të pasditës, dhe deri tani janë njoftuar për 21 viktima nga autoriteti lokal.
Epiqendra është 39 km larg nga selia e qarkut të Luding dhe përfshin disa fshatra brenda rrezes 5 km rreth epiqendrës.

Lëkundjet u ndjenë në Chengdu, kryeqyteti i Sichuan, i cili është 226 km larg nga epiqendra.

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se shpëtimi i jetës së njerëzve duhet të jetë përparësia kryesore e punës së ndihmës pas tërmetit në provincën Sichuan.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





