Transmetuar më 05-09-2022, 10:56

Tiranë- Kemi hyrë në stinën e vjeshtëss dhe moti sjell surpriza.

Moti për këtë javë do të jetë i qëndrueshëm deri mesditën e së premtes.

Sipas meteorologëve, pasditja e së premtes pritet të sjellë vranësira kryesisht në zonat veriore, duke krijuar kështu mundësi për reshje shiu.

Gjatë fundjavës gjithashtu pritet të ketë mundësi të vogla për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë kësaj jave, deri në 6 gradë më të larta sesa vlerat normale. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë këtë javë në zonat e izoluara të qarkut të Elbasanit dhe Beratit.

Ndërkohë fundjava sjell rënie të temperaturave deri në 3 gradë celcius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjithashtu nën dominimin e kthjellimeve.