Transmetuar më 05-09-2022, 09:20

Menjëherë një ndeshje e madhe për Interin e Simone Inzaghit në Champions League, pas humbjes në derbin e Madoninës 3-2.

Në fakt, Bayern Munich do të zbarkojë në "San Siro" pa Lewandowskin, por që ende po shënon shumë në Bundesligë, pavarësisht se nuk është në krye të klasifikimit për momentin (janë surprizuar nga Freiburg dhe Borussia Dortmund).

Një ditë para ndeshjes foli një flamur i Bayernit, Thomas Muller. Ai tha se do të hyjë në "San Siro" ashtu siç hyn në një muze: me admirim: “Kam qenë në gjendje të luaj në ‘San Siro’ disa herë.

Nuk është stadiumi më modern i të gjitha kohërave, por kam qenë si spektator qysh kur kam qenë fëmijë dhe akoma më ka bërë shumë përshtypje historia e tij”.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman, Bayern Munich barazoi 1-1 ndaj Union Berlin, me pak keqardhje: “Me Interin sigurisht që shpresoj në një rezultat më të mirë se ndaj Union-it, kjo është e sigurt.

Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe vendimtare për të dyja skuadrat. Në një fazë grupesh si kjo, ndeshja hapëse është thjesht shumë e rëndësishme për ndjenjën dhe për pjesën tjetër të rrugëtimit, për të mos qenë nën presion”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd