
Greqi- Fund tragjik për një 17-vjeçar shqiptar në Greqi. Ai humbi jetën nga një aksident që ndodhi në rrugën Avlona-Skala Oropou, ku i mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet. I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat efqinje.
Megjithatë, ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes, ndërsa është identifikuar si një 30-vjeçar grek me inicialet X.I.
Identiteti i 17-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende i ditur, ndërsa mësohet se ai banonte në Oropou. Po hetohet për shkaqet e aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





