Transmetuar më 04-09-2022, 12:03

Irlandë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Dublin të Irlandës.

Një adoleshente dhe dy motrat e saj më të vogla vdiqën pas një incidenti në një shtëpi. Oficerët u thirrën në pronën Rossfield në Tallaght rreth orës 12:30 të së dielës me orën lokale, raporton standard.co.uk.

Dy fëmijë dhe një adoleshente u dërguan me ambulancë në spitalin ‘Children’s Health Ireland’ në Crumlin, por të tre u shpallën të vdekur më vonë. Policia arrestoi një të ri 20-vjeçar.

Në spital është dërguar edhe nëna e fëmijëve, e cila nuk ka pësuar lëndime në vendngjarje dhe që aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit mendojnë se vetëm këta persona janë përfshirë në rastin në fjalë e nuk po kërkojnë për askënd tjetër në lidhje me incidentin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd