Transmetuar më 04-09-2022, 11:17

Pogradec- Aksidentohet një e moshuar në Pogradec
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25.
Në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në këtë qytet drejtuesi i së cilit është larguar nga vendngjarja.
E moshuara aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





