Transmetuar më 04-09-2022, 10:46

Parku ligatinor i Lumit të Verdhë në fshatin Hetan, Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, ka pësuar ndryshim drastik, nga një moçal me erë të keqe në një burim oksigjeni natyror, përcjell noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve “Xinhua”.

“Prej vitit 2018, startoi një projekt pastrimi për të frenuar ujërat e zeza dhe ndotësit e tjerë që të dëmtonin lumin dhe për të ruajtur mjedisin ekologjik, duke ndërtuar ligatina dhe duke modernizuar sistemin lokal të kullimit”,- tha Cao Jing, shefja e Zyrës lokale për Ekologjinë dhe Mjedisin.

Parku tani shërben edhe si një strehë natyrore për zogjtë shtegtarë, si dhe një vend i famshëm mbarëkombëtar për fotografët që të bëjnë fotografi.

“Me rritjen e zonës së ligatinave dhe përmirësimin e mjedisit, habitatet e përshtatshme për zogjtë shtegtarë janë në rritje”,- tha Li Zhijun, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Vëzhgimit të Shpendëve, duke shtuar se shumë zogj shtegtarë kanë ndryshuar kursin e tyre dhe kanë vizituar Ningxia, e cila zgjeroi varietetet e shpendëve shtegtarë në rajon.

Ligatinat e Yinchuan janë bërë një parajsë e vërtetë për zogjtë e egër, pasi rreth 240 lloje të ndryshme zogjsh kanë ndërtuar fole gjatë pranverës dhe vjeshtës, një rritje e madhe krahasuar me 169 llojet fillestare të zogjve të regjistruar para projektit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd