
Kanada- Humb jetë tragjikisht gjatë një flutrimi me parashutë ‘Miss Canada’ dhe njëkohësisht një influencuese e njohur e TikTok.
21 vjeçares Tanya Pardazi nuk iu hap parashuta dhe u përplas fatalisht në tokë.
Pardazi, një studente filozofie në Universitetin e Torontos, kishte përfunduar një kurs me Skydive Toronto në Innisfil, vendosi të hidhej nga 4 mijë metra lartësi, por rezultoi fatale, raporton Daily Mail.
Ajo u transportua menjëherë në spital ku u shpall e vdekur.
“Tanya kishte një interes për çdo gjë që ishte e re dhe aventureske. Jeta ishte shumë e mërzitshme për të dhe ajo gjithmonë përpiqej të bënte diçka që kishte plot aventura. Ajo me të vërtetë jetoi çdo sekondë në maksimum. Sa herë që e shihnim, e dinim se ishim në një aventurë, sepse asaj nuk i pëlqente ta linte veten, apo njerëzit më të afërt të saj, të mërziteshin”, tha shoqja e saj Ozgoli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





