Transmetuar më 04-09-2022, 08:43

GREQI- Ekzekutohet me armë zjarri një person në Greqi.
Ngjarja ndodhi në rrugën Alkminis 107.
Mediat greke raportojnë se ndaj viktimës është qëlluar disa herë, pasi në vendin e krimit janë gjetur gjithsej 15 gëzhoja.
Burri, ka marrë plagë në gjoks dhe në kokë. Pranë viktimës u gjet një celular dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa identifikimin e viktimës e ka marrë përsipër Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës. Ende nuk dihen arsyet e krimit. Hetimet vazhdojnë. Burimi: Cnn.gr
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





