Transmetuar më 03-09-2022, 14:39

Fier- Një aksident është regjistruar pak më parë në autostradën Levan-Tepelenë.
Një automjet tip “Toyota” ka ka humbur kontrollin dhe për pasoje ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal.
Burimet paraprake bëjnë me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. (noa.al/M.D)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





