Transmetuar më 03-09-2022, 13:35

Bulqizë- Rrëzohet nga nga shkëmbi duke ushqyer bagëtitë një bari.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh.

A. B, rreth 53 vjeç, duke kullotur bagëtitë dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd