Transmetuar më 03-09-2022, 12:32

Ajla Tomljanovic do të mbahet mend si tenistja që e “pensionoi” Serena Williams, pasi e mundi dhe e eliminoi në raundin e tretë të US Open.

Në tri sete (7-6-6-7 dhe 6-1), kroato-australianja arriti ta mposhte Serena Williams, e cila nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund.

Serena Williams pati një lojë të shkëlqyer dhe nuk u dorëzua deri në fund, gjë për të cilën turma e stadiumit “Arthur Ashe” ishte mirënjohëse.

"Falënderoj babain tim, nënën time dhe çdo person që më solli këtu. Dua të falënderoj Venusin, sepse pa të nuk do të kishte Serena”, – tha ajo me lot në sy.

Serena Williams. Afp

Dhe kështu, pas 23 Grand Slams, 73 tituj, 856 ndeshje të fituara, 94 e më shumë miliona euro të fituara vetëm para të thata, katër medalje ari olimpike, “anija kozmike” që solli Serena Williams në tokë rifillon fluturimin drejt destinacioneve të panjohura.

Shpresojmë të jenë destinacione të lumtur për këtë nënë, bashkëshorte, sipërmarrëse, grua me vetëbesim dhe të patrembur, që u bë legjendë nga asgjëja.

Ajo u prezantua në botën e tenisit së bashku me Venus, babin Rikard dhe atë klan që të gjithë e shikonin anash, si një entitet alien.

Dhe në fakt, ishte realisht alien, siç na tregoi 25 vjet më parë, se si do të ishte tenisi i së ardhmes. Një tenis që ende nuk ka dalë nga moda sot dhe që është mposhtur vetëm nga karta e identitetit, nga koha, nga çështje thjesht fizike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd