Transmetuar më 03-09-2022, 12:07
Greqi- Një i moshuar është gjetur i vdekur nga policia pasi hipi në çatinë e shtëpisë së tij për të rregulluar tjegullat.
Mediat greke raportojnë se i moshuari, rreth 80 vjeç kishte hipur në çati për të rregulluar tjegullat pasi gjatë reshjeve të shiut i kishte hyrë ujë në banesë, por nuk kishte zbritur më.
Disa orë më pas, ata e panë trupin e tij të pajetë mbi çati duke njoftuar policinë. Pasi erdhën në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë dhe stafi i ndihmës së shpejtë konstatoi se i moshuari kishte ndërruar jetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd