Transmetuar më 03-09-2022, 11:43

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i akuzuar për vjedhje të biçikletave. Pas kapjes së tij, policia e ka marrë në pyetje dhe ai ka treguar se ku i shiste biçikletat e vjedhura. Më pas, policia ka shkuar në adresën e dhënë nga hajduti duke konstatuar 22 biçikleta të vjedhura në një magazinë në Tiranë.

Erjon Korteshi 32 vjeç u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (noa.al/M.D)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd