
VLORË- Një sulm me armë ndaj dy efektivëve ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.
Narko Mehmetaj dhe Angjelo Bezhani u sulmuan me armë ndërsa ndodheshin në mjetin e tyre privat jashtë shërbimit.
Sipas dëshmisë së dhënë para kolegëve efektivët janë shprehur se shkak për sulmin me armë mund të jetë bërë një parakalim i "gabuar" që ata mund të kenë bërë. Ata thanë se kanë parakaluar mjetin tip "Volkswagen" dhe në këtë moment autorët mund të kenë menduar se po u bëhet atentat dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.
Pesë gëzhoja u gjetën nga Policia në vendngjarja por që fatmirësisht Narko dhe Bezhani kanë shpëtuar pa lëndime. Efiktëvët, pas sulmit me armë ndaj tyre, mësohet se kanë hequr targën e makinës nga frika se mund të kishin probleme.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nuk përjashtohet mundësia e një atentati për shkak të detyrës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





